Një grabitje është regjistruar sot në aksin rrugor Milot-Rrëshen. Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur mjetin e dy qytetareve nga Kosova, shtetasit M.A., 21 vjeç dhe pasagjer shtetasin F.M., 21 vjeç
Mësohet se policia ka shoqëruar disa persona në komisariatin e Kurbinit
NJOFTIMI I POLICISË
Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, persona ende të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me mjet tip “BMW ” , i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Audi” me drejtues shtetasin M.A.,21 vjeç dhe pasagjer shtetasin F.M., 21 vjeç, banues në Kosovë, ku pasi kanë ndaluar , ju kanë marrë automjetin dhe janë larguar.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar në vendngjarje.