Ishujt Kanarie janë të sigurta dhe mund të vizitohen, por shpërthimi i vullkanit sipas ministres është një “spektakël i paparë”
Madje këtë e mbështet fuqishëm edhe një ministre tjetër, ajo e Turizmit, Maria Reyes Maroto, gjatë një konference për shtyp.
Megjithatë pamjet amatore të publikuara në rrjete sociale tregojnë një pasqyrë krejt tjetër – ku llava e vullkanit përpin shtëpitë dhe gjithçka që i del përpara.
Një video shfaq momentin kur zjarrfikësit largohen nga llava duke u ndjerë të pafuqishëm përballë saj.