BallinaKronikeKush është biznesmeni i mobilierisë që grabitësit e maskuar si “policë” i...

Kush është biznesmeni i mobilierisë që grabitësit e maskuar si “policë” i prenë gishti

spot_img
spot_img

Biznesmeni Nazmi Çangu nga Nikla është i njohur për aktivitetin në fushën e mobilierisë. Në dëshminë e parë dhënë për mediat, biznesmeni u shpreh se grabitësit e lidhën dhe e dhunuan.

“Më kanë prerë gishtin me gërshërë” tha ai duke shtuar se “njëri nga autorët ishte më uniformë policie”.

Paraprakisht shuma që i grabitën plus bizhuteritë, sipas denoncimit të biznesmenit shkon në 100 mijë euro. Autorët dyshohet se ishin 10, por deri tani asnjëri prej tyre nuk është arrestuar.

Biznesmeni ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme nga mjekët. Sipas policisë, po punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, sipas policisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular