Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Dropull të Gjirokastrës, ku si pasojë e flakëve në një banesë kanë humbur jetën një çift bashkëshortësh.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20 në fshatin Hllomo. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. P
Si pasojë e zjarrit dyshohet se kanë humbur jetën dy shtetasit e moshuar, shtetasi I. P. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. P., të cilët ndodheshin në banesë. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.