BallinaKryesoreBasha pret ministrin e Jashtëm të Austrisë: Ndava prioritetet e PD-së për...

Basha pret ministrin e Jashtëm të Austrisë: Ndava prioritetet e PD-së për zgjedhje të lira dhe prerjen e lidhjeve të politikës me krimin

spot_img
spot_img

Kryetari i PD-së Lulzim Basha është takuar me Ministrin për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Austrisë, Z. Michael Linhart. Basha ka zbardhur diskutimin me ministrin austriak ku ka theksuar se anëtarësimi i Shqipërisë në BE mbetet prioritet absolut i PD.

Gjithashtu kreu i PD ka ndarë me zyrtarin e lartë të Austrisë dhe prioritetin e PD për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe për prerjen e lidhjeve të politikës me krimin.

POSTIMI I PLOT

Me kënaqësi prita Ministrin për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Austrisë, Z. Michael Linhart, të cilit i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e çmuar dhe të kahershme të Austrisë për Shqipërinë, e në veçanti në përpjekjen tonë historike për integrimin në Bashkimin Europian.
Ndava me të prioritetet e Partisë Demokratike për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për prerjen e lidhjeve të politikës me krimin, që për shumë gjatë e kanë penguar dhe vonuar rrugëtimin tonë drejt BE-së.
Jam i lumtur që me Ministrin dhe përfaqësuesin e simotrës tonë Partisë Popullore të Austrisë, bashkëndajmë bindjen se Bashkimi Europian është alternativa e vetme për rajonin, si dhe e sigurova se anëtarësimi i Shqipërisë në BE mbetet prioritet absolut i Partisë Demokratike, si garanci për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetarët shqiptarë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular