BallinaKronikeNjë ton kokainë fundosi shqiptarin në portin e Roterdamit/ Si lidhej me...

Një ton kokainë fundosi shqiptarin në portin e Roterdamit/ Si lidhej me drejtuesit e organizatave kriminale

spot_img
spot_img

4 vite burg ka dhënë Gjykata e Roterdamit për një 29 vjeçar shqiptar pasi është i përfshirë në trafikun e gati 1 ton drogë përmes portit të njohur të këtij qyteti.

Shqiptari me inicialet F.M është pjesë e grupit të kapur në portin e Roterdamit në prill të vitit 2020.

Përveç akuzës së transportit të drogës, mbi 29-vjeçarin rëndon dhe akuza për posedim të armëve të zjarrit, municione dhe pastrim parash në vlerën e 60 500 euro.

Pasi mbërriti konteineri me gati 1 ton kokainë në portin e Roterdamit më 7 prill të vitit të kaluar, drejtimin e mori shqiptari F.M. Por pasi mori në dorëzim kontejnerin ai konstatoi se ai ishte i boshatisur. Për këtë arsye, ai njoftoi të dyshuarit e tjerë përmes një llogarie në Sky CC.

Gjatë komunikimit 29-vjeçari ka përmendur edhe armët e zjarrit të cilat i cilësonte si hekura: “Nuk e di se çfarë hekurash janë”. Më pas u verifikua që një organizate kriminale i nevojiteshin 5 armë zjarri.

Hetuesit kanë evidentuar se fotot e armëve të zjarrit janë dërguar përmes aplikacionit, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe gjykata.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular