Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të zhvillojë mbledhjen e radhës në selinë qendrore të PD, ditën e shtunë.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është drejtuar me një mesazh demokratëve, duke zbuluar përmbajtjen që do të ketë rendi i ditës i kësaj mbledhjeje.
Sipas Bardhit, takimi do të fokusohet tek vendimet e Kryesisë së Partisë Demokratike si edhe tek aktet e dhunë së krijuar në datën 8 janar.
Mesazhi i plotë:
Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar,
Në vijim të datës së caktuar në mbledhjen paraardhëse, ju konfirmoj se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet, ditën e shtunë, datë 15.01.2022, ora 16:30, në sallën e katit të II, selia qendrore e PD. Rendi i Ditës së mbledhjes është si më poshtë:
- Informim mbi vendimet e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe diskutime mbi situatën e krijuar nga aktet e dhunës në datën 8 Janar.
- Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së Brendshme të funksionimit të Këshillit Kombëtar, të përgatitut nga grupi i punës së ngritur me vendim të Këshillit Kombëtar nr. 172, datë 23.12.2021.
- Diskutim dhe informim për planin e organizimit të partisë dhe ndarja e detyrave për anëtarët e Këshillit Kombëtar.
Duke ju uruar punë të mbarë,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi