BallinaKronikeVrasja e shqiptarit/ Terrorizohen njerëzit në Ekuador: S’mund të ulesh të hash...

Vrasja e shqiptarit/ Terrorizohen njerëzit në Ekuador: S’mund të ulesh të hash një darkë me familjen se të vjen plumbi andej nga s’e pret

spot_img
spot_img

Ekzekutimi në mes të restorantit në qytetin e Guayaquil të shqiptarit 34 vjeçar Ergys Dashi ka terrorizuar ekuadorianët. Ata shprehen të shqetësuar për sigurinë e tyre aq sa kanë frikë që të dalin dhe të darkojnë me familjet e tyre.

Krimi i organizuar në Ekuador po godet hapur elementë të ndryshëm të trafikantëve të drogës, nga masakrat në burgje, në rrugë e deri në mes të restoranteve siç ishte dhe ngjarja e fundit e 22 janarit. Prania e krimit ka mbjellë terror tek qytetarët të cilët kërkojnë që krimi në rrugët e Ekuadorit të luftohet me ashpërsi pasi po rrezikon edhe jetët e tyre të pafajshme, shkruan Expreso ekuadoriane.

Nuk mund të ulesh e të jesh i qetë në një restorant, për të ngrënë diçka me familjen, sepse të vjen plumbi andej nga nuk e pret”, shprehet Víctor Mendoza, shofer në qytetin e Guyquilit.

Vrasja e Ergys Dashit nuk është e vetmja, pasi ai regjistron viktimën e 11-të në këtë qytet për shkak të prishjes së pazareve të drogës, apo përplasjes mes bandave. Situata që ka dalë jashtë kontrollit i kushtoi edhe postin drejtueses së Përgjithshme të Policisë së Ekuadorit,  Tannya Varela. Gjendja e rënduar në këtë qytet ka bërë që të shtohet edhe numri i efektivëve të policisë. Ky qytet është në një luftë të vazhdueshme mes policisë dhe trafikantëve të drogës dhe organizatave të ndryshme kriminale të cilat luftojnë për të dominuar territoret e trafikut të lëndëve narkotike në këtë qytet.

Prandaj themi se kjo është një luftë për territor për trafikun e drogës” , ka theksuar një nga drejtuesit e policisë në Guayaquil.

Më herët, Presidenti i Ekuadorit Guillermo Lasso ka zhvilluar një takim me kryebashkiaken e Guayaquilit Cynthia Viteri dhe drejtuesit e policisë të këtij qyteti për të diskutuar masat që duhet të ndërmerren tani e tutje me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale si ajo e mbrëmjes së 22 janarit ku mbeti i vrarë 34 vjeçari shqiptar, Ergys Dashi.

Një nga nismat në kuadër të këtyre masave është edhe vendosja e kamerave të njohjes së fytyrës së njerëzve në çdo cep të qytetit, duke iu shtuar 2000 kamerave që janë aktualisht. Gjithashtu është diskutuar përdorimi i armëve jo vdekjeprurëse për policinë e këtij qyteti, të cilët po trajnohen në këtë drejtim, shkruan Expreso i Ekuadorit. Ndërsa vetë presidenti Ekuadorian deklaroi se Tannya Varela nuk do të jetë më drejtuese e e Përgjithshme e Policisë së Ekuadorit. Kryebashkiakja Viteri ka theksuar se i ka propozuar presidentit ekuadorian një nismë ligjore për për të luftuar kriminalitetin në vend, për t’i dhënë fund trafikut të drogës dhe bandave që i drejtojnë ato.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular