Dr.Gerta Cami Kobeci është shqiptarja e radhës, e suksesshme në diasporë. Pedagoge në lëndën e Kimisë Farmaceutike pranë “University of Hertfordshire, lidere në kërkimet shkencore, ajo është sot një nga emër i nderuar në Britaninë e Madhe që na bën të ndihemi krenarë.
Me vullnet, pasion e punë të palodhur ka arritur të ngjitet një nga një shkallët e karrierës dhe të jetë gjithmonë kërkuese në arritjet e saj në fushën e shkencës.
Por, nuk lë mënjanë atdheun, gjuhën, me të cilin e lidh e kaluara, e lidhin kujtimet, njerëzit e saj të dashur. E kur bëhet fjalë për një bashkëpunim sa më të ngushtë mes diasporës e shteteve tona, Gerta thotë: “Përgjegjësia e bashkëpunimit si fillim bie te shqiptarët e diasporës, pastaj te qeveritë përkatëse”, por ajo është optimiste se gjërat do të shkojnë më mirë dhe vetëm duke punuar sa më fort do të dalënë pah potenciali që kemi si komb!
Studimet e doktoraturës në vitin e parë i kishte bërë me vetëfinancim, ndërsa nga departamenti kishte të mbuluar vetëm kemikalet e projektit. Kështu që duhej të punonte gjatë fundjavës që të mbulonte shpenzimet e jetesës. Punonte 12 orë çdo të shtunë në “Royal Hospital Bath” si ndihmëse infermiere. Për më tepër, asaj iu dha mundësia të jetë lidere e kimisë mjekësore të një projekti hulumtues pranë kompanisë “Orexigen” që patentoi ligandet që ajo dizajnoi.
“Jam duke përgatitur aplikim grantesh për projekte shkencore, duke përfshirë këto tema mjekësore-farmaceutike: analgjeziket, antibiotiket, inflamacionin”, shkruan thealbania.
Gjithashtu jemi një grup pedagogesh që përgatisim një “review” me zhvillimet dhe te rejat nga dhjetëvjeçarit i fundit në Kimine Heterocyklike, ka thënë Gerta. Gjithashtu ajo ka thënë se të gjithë ata që kanë qëllime, ëndrra dhe luftojnë fort, të mos e konsiderojnë kurrë dorëzimin si një opsion.