BallinaKronikeVIDEO/Çmontohet banda shqiptaro-tuniziane/ Vihen në pranga 9 persona, ja si u shisnin...

VIDEO/Çmontohet banda shqiptaro-tuniziane/ Vihen në pranga 9 persona, ja si u shisnin kokainë të rinjve dhe të miturve në rrugët e Italisë

spot_img
spot_img

Policia italiane ka çmontuar një bandë shqiptaro-tuniziane e cila trafikonte kokainë në qytetet e Italisë. Banda ua shiste drogën të rinjve por edhe të miturve. Grupi i shqiptaëve ishte ai që bënte furnizimin me drogë ndërsa tunizianët e shisin atë rrugëve të Italisë. Në operacionin e zhvilluar në Trieste ranë në pranga 9 persona, të cilët i përkisnin dy bandave që vepronin në shitjen e drogës.

Të gjithë të arrestuarit janë me orgjinë shqiptare dhe tuniziane nga mosha 20 deri në 40 vjeç. Hetimi ndaj kësaj bande kishte nisur muaj më parë dhe me provat e mbledhura nga hetuesit, bënë të mundure edhe konstatimin sesi  grupi me origjinë tuniziane, aktiv në shitjen me pakicë në sheshet e qytetit të Triestes, furnizohej në baza javore nga grupi shqiptar, anëtarët e të cilit, megjithëse banonin pranë Venecias, u zhvendosën në kryeqytetin e Friuli të Venezias për të sjellë furnizime dhe për të marrë paratë banda e Magrebit, shkruajnë mediat italiane.

Substanca e blerë, pasi ishte prerë dhe paketuar, rishitej me pakicë nëpërmjet një rrjeti të gjerë të përbërë kryesisht nga subjekte të tjera me origjinë afrikano-veriore, të cilët ishin zhvendosur në vende të posaçme në Trieste. Policia kreu gjithashtu edhe kontrolle ndaj 10 personave të tjerë që dyshoheshin se ishin pjesë e këtyrë grupeve kriminale. Mes 8 personave që përfunduan në pranga, një u arrestua mbrëmjen e djeshme në Piazza Garibaldi.  Ai është një person me origjinë tuniziane i kapur në flagrancë, i cili u shiste kokainë të rinjve vendas.

Hetimet në lidhje me këtë bandë bënë të mundur arrestimin e 4 personave dhe çuan në sekuestrimin e mbi një kilogram e gjysmë kokainë të pastër të cilën grupi e shiste në qendër të Triestes.

Në këtë operacion u angazhuan më shumë se 60 agjentë të policisë në bashkëpunim me Skuadrat Lëvizëse të Venecias, Padovës, Trevisos, Pavias dhe Rovigos.

Në operacion morën pjesë edhe departamentet e qenve të Policisë së Shtetit dhe Parandalimit të Krimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular