Vendi ynë mbetet në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin në Shqipëri vranësira të shpeshta.
Sipas MeteoAlb, parashikohet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje shiu në territor, ku në zona të izoluara pritet të ketë rrebeshe afatshkurtra shiu.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 1 gradë Celsius deri në 13 gradë Celsius.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior-verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.