Prej orës 13:00 në selinë e Partisë Demokratike po zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar, ku ka pasur debate dhe replika mes Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berishës.
Ish-kryeministri pas disa debateve me Alibeajn u largua nga mbledhja e grupit, për t’u rikthyer sërish pas disa minutash. Nuk dihet arsyeja e kësaj lëvizje të Sali Berishës.
Ai u rikthye në selinë blu rreth orës 15:30.
DEBATET GJATE MBLEDHJES
Gazetari i Panorama.al, Mariglen Kume më herët zbardhi debatin me dyer të mbyllura ku Berisha ka thënë se Alibeaj pa asnjë tagër shkoi dhe paditi në gjykatë procesin që e kanë njohur të gjithë demokratët. Për këtë arsye Berisha kërkoi dorëheqjen e Alibeajt.
“Përbashkimi i PD ka patur vështirësi, por ekziston një vullnet i gjerë si në baze si te deputetë për të zhbërë një periudhë të shkurtër përçarje, por po ju them në këtë kontekst u shprehëm publikisht se ne e pranojmë si kryetar grupi edhe pse në 11 dhjetor është i shkarkuar nga detyra. Duheshin bere hapa në këtë drejtim.
Por një njeri dha dorëheqjen, iku që pasoi një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të vërteta të hidhura si dosjen ruse psh. Unë e kam mohuar vetë, por dolën gabim të dhënat që kisha unë. Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnjë tagër, Alibeaj padit PD në gjykatë. Padit një proces që demokratët e kanë pranuar. Yuri Kim ka bërë presion në gjykatë.”, tha Berisha gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura.
Por Enkelejd Alibeaj ka thënë se ai “S’është vasali i askujt dhe se do i shkonte deri në fund padisë që ka depozituar”.
T’i pushtove selinë e PD, do qe të hiqesh si triumfator. Unë besoj se Apeli do e zhbëjë atë vendimmarrje të marrë nga një gjyqtar në konflikt interesi dhe shkelje te ligjit. Ai vendim nuk është i formës së prerë”- thekson Alibeaj gjatë debatit me dyer të mbyllura.