Ajas (Ilir) Sulejmani është drejtuesi i mjetit që aksidentoi një çift dhe fëmijën e tyre 3 muajsh te vijat e bardha në “rrugën e Kavajës” në Tiranë.
Sulejmani pas aksidentit u arratis. Mirëpo burime për media bëjnë me dije se Ajas (Ilir) Sulejmani është një emër i njohur për policinë.
Ai është në kërkim nga autoritetet Angleze për posedim kanabisi dhe trafikim të lëndëve narkotike.
“Sulejmani është 180 paund, me flokë kafe dhe sy kafe. Data e lindjes së tij është 28 tetor 1983” shkruajnë mediat britanike.
Kujtojmë që 39-vjeçari përplasi në vijat e bardha fëmijën 3 muajsh dhe prindërit e tij, ndërsa u arratis nga vendi i ngjarjes.