Ky është momenti kur i vihet flaka automjetit të policise ne Shkoder. Gazetari Simon Shkerli ka siguruara për abcnews.al pamjet e kamerave të sigurisë.
Shihet se autori, i cili mban ë kokë një kapuç afrohet pranë automjetit tip “Mitsubishi” dhe i vendos zjarrin. Pasi makina përfshihet nga flakët ai largohet menjëherë duke vrapuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”. Automjeti në pronësi të efektivit S. K., 54 vjeç ishte parkuar pranë banesës së këtij të fundit.
Sakaq, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.