Partia Demokratike zhvilloi sot zgjedhjet për plotësimin e strukturave të saj. Anëtarët e Kryesisë votuan për postin e Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarët dhe për sekretariatet
Ndërkohë procesi i numërimit të votave po bëhet elektronikisht.
REZULTATET DERI TAN
Teksa janë numëruara 154 vota, ndërsa kanë ngelur rreth 50. Duke marrë shkas nga të dhënat e deritanishme, rezulton se Flamur Noka kryeson për postin e Sekretarit të Përgjithshëm. Ndërkohë, për postin e nënkryetarit, në avantazh janë Luçiano Boçi, i ndjekur nga Oerd Bylykbashi.