Siç tha si, në fund kishin ngelur vetëm gjashtë kandidatë, nga të cilët kryesia miratoi emrin e gjeneralit në krye të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj.

Prej 2 muajsh Rama deklaronte se ka ardhur koha për një zonjë në krye të shtetit. E nisur nga këto deklarata emri më i përfolur, por edhe i kuotuat ishte ai i ish ministres së Integrimit në kohën e PD Majlinda Bregu.

Aq shumë i përfol emri i zonjës Bregu saqë edhe 2 orë para mbledhjes së kryesisë, ajo ishte kandidatura thuajse e sigurt, për të cilën edhe kreu i PD Sali Berisha tha sot se gëzonte respekt.

Më pas Edi Rama hodhi idenë se kreu i shtetit duhet të ishte një personalitet që kishte kontribuar na reformën në drejtësi. E në këtë pikë, më i përfoluri ishte Ardian Dvorani, një nga hartuesit e kësaj reforme.

Mbrëmjen e djeshme emri i Dvoranit ishte objekt diskutimi i të gjitha paneleve televizive së bashku me zonjën bregu.

Por siç tregoi sot Rama, në Shqipëri nuk ka ardhur as koha për një Presidente zonjë dhe as koha për një kryetar shteti nga radhët e drejtësisë. Mesa duket kostumi i një presidenti i rri ende mirë një profili me karrierë ushtarake.