BallinaKryesoreAurel Plasari: Demokracia ka pasur disa atentate, ndërkombëtarët duan t’i bëjnë njerëzit...

Aurel Plasari: Demokracia ka pasur disa atentate, ndërkombëtarët duan t’i bëjnë njerëzit budallenj

spot_img
spot_img

Procesi i zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë nuk ka kaluar pa sulme mes palëve politike. Për këtë çështje ka folur edhe studiuesi i njohur, Aurel Plasari, i cili ishte i ftuar në emisionin “A Show” në News 24.

Sipas tij, Akademia e Shkencave ka patur nevojë dhe ka ende për një reformim të thellë, ndërsa bëri apel që kjo çështje nuk duhet parë si diçka skajore, por duhet të relativizohet.

Gjithashtu ai foli edhe për krizën politike ku ndodhet vendi.

Studiuesi Aurel Plasari tha se përgjatë këtyre viteve ka patur një sërë “atentatesh” ndaj demokracisë në Shqipëri.

Pjesë nga biseda: Para dy vjetësh kam shkruar diçka mbi historitë e Akademisë dhe synimi ka qenë për ta relativizuar këtë çështje dhe nuk mund të trajtohet kjo çështje në skaje. Franca ka 28 Akademi. Prandaj mendoj se duhen marrë me qetësi. Ajo akademi ka nevojë për reformim. Unë nuk kam kërkuar të jem pjesë e asaj akademie.  Është situatë që do kujdes për t’u shprehur për të dhënë mësime, sepse s’jam pyetur. Kam patur marrëdhënie korrekte me Akademinë

Ju e mbështesni ekzistencën e saj në Shqipëri?

Strukturat akademike janë të nevojshme.  Këto akademi që varen nga autoriteti i lartë do ta vuajnë këtë karakteristikë në kuptimin e pavarësisë. Edhe për sistemin universitar flasim për autonomi. Brezi i vjetër që del në pension është  i rëndësihëm fakti se çfarë promovon.Jemi ne një krizë?Jemi në një varg antentatesh që i janë bërë demokracisë. Këto metoda mund të quhen neofashiste.

Si studiues, këtij burri 55-vjeçar si do ti qaset historia?

Ai vetë është futur në histori, por profesionalisht thuhet se ende nuk  është bërë ngjarje historike. Nuk ka ndonjë parim që të futesh në histori.  Ka shumë mënyra se si futesh në histori. Në histori futen edhe kriminel të mëdhenj, edhe gangsterë. Nuk ka ndonjë parim që në histori futen burrat e mirë. Madje, gjithë etnitetet njerëzore futen në histori. Çështja është nëse futet në histori si burrë i mirë, apo si burrë që i psh***in tek varri si diktatorit. Në histori e ka futur veten, çështja është si do të futet në histor. Është bërë ngjarje historike tashmë ngjarjet e ’90. Tani mund të shkruhet libër qetësisht, por ekziston problemi se ka  ende persona gjallë, por historia e thotë të vërtetën.

Studiuesi Aurel Plasari, i pranishëm në emisionin “A Show” në News 24 kritikoi rolin e ndërkombëtarëve, ndërsa tha se rendi demokratik në disa vende ka ardhur nga përleshjet e mëdha në rrugë.

Ai kishte edhe një porosi për ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ku i rikujtoi se njerëzit në Shqipëri nuk mund të pandehen si budallenj dhe të palexuar.

“Këta duan t’i bëjnë njerëzit budallenj. Përshembull Luigi Soreca kujton se këtu ka budallenj. Ky ka dalë nga llagamet e punëve të brendshme të Italisë dhe mendon që këtu ka të bëjë me një popull si gangsterët e Italisë që nuk kanë lexuar dhe nuk kuptojnë dhe nuk ua thotë të vërtetën se demokracia është arritur edhe falë ndeshjeve të mëdha në rrugë. Vetë demokracia është rrjedhojë e këtyre ndeshjeve, kryesishtnga e majta.

Këta propagandojnë të kundërtën dhe pretendojnë se këtu kanë gjetur një popull që nuk di histori, se nuk di tezat e Musolinit.Vetëm demokracinë nuk e zinte në gojë Musolini. Këto janë shenjitë e tezave neofashite që përhapen në Shqipëri, nga ndonjë ndërkombëtar i rëndësishëm. Unë do u rekomandoja të lexojnë një libër “Fashizmi liberal”.Një libër të tillë  e rekomandoj që të lexoni”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular