BallinaKryesore"102 vjet nga atentati simbol kundër tradhtisë", Bujar Leskaj: Esadistët e rinj...

“102 vjet nga atentati simbol kundër tradhtisë”, Bujar Leskaj: Esadistët e rinj po i nënshtrohen Beogradit me “Open Ballkan”!

spot_img
spot_img

Nga Bujar Leskaj

𝟭𝟯 𝗾𝗲𝗿𝘀𝗵𝗼𝗿 𝟭𝟵𝟮𝟬 𝗻𝗱𝗲𝘀𝗵𝗸𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝘁𝗿𝗮𝗱𝗵𝘁𝗶𝘀𝗲 𝗲𝘀𝗮𝗱𝗶𝘀𝘁𝗲!
Sot mbushen 102 vjet nga atentati simbol kundër tradhtisë, vrasja më e bujshme që ka ndodhur në historinë e shtetit shqiptar. Në 13 qershor 1920, ditën që do festonte 57 vjetorin e lindjes, Esad Pashë Toptani, teksa po dilte nga hotel “Continental” në Paris, u qëllua për vdekje nga studenti nga Libohova, Avni Rustemi, në emër të dashurisë së pakufishme për atdheun.
I implikuar direkt në 10 vrasje; i akuzuar për 20 vjedhje e grabitje prone; i akuzuar të paktën tre herë se kishte tradhtuar hapur Shqipërinë duke u dhuruar territore shqiptare në këmbim të parave e pushtetit personal armiqve permanentë të Shqipërisë dhe kombit shqiptar, vrasja e Esad Pashë Toptanit do të ishte rezultati logjik e i pritshëm i veprimtarisë së tij armiqësore.
Tradhtia e tij fillon me pengesat që i nxorri Shpalljes së Pavarësisë; dorëzimin e Shkodrës malazezëve në 1913, me minimin që i bërë qeverisë së Ismail Qemal Vlorës, me krijimin e qeverisë së Durrësit, pabesitë ndaj Princ Vidit në 6 muaj të qeverisje të tij në Shqipëri, etj, etj.
Atë të diel të 13 qershorit të vitit 1920, në vend të Avni Rustemit, i cili u nis nga Vlora me bekimin e patriotëve vlonjatë për të ndëshkuar tradhtinë, mund të ishte cilido nga patriotët shqiptarë, të cilët luftonin kundër tradhtisë së tij, kundër copëtimit të Shqipërisë dhe mbronin atdheun në Epopenë e Luftës së Vlorës. Pavarësisht interpretimeve vrasja e Esad Pashë Toptanit ishte ndëshkimi i djalërisë shqiptare për tradhtinë!
Tradhtia e tij ishte e pashembullt. Jo më kot në varrin e tij bëjnë homazhe qeveritarët serbë dhe nuk është e rastësishme që një rrugë në Beograd mban emrin e tij.
102 vite më parë Avni Rustemi, i preu krahët Serbisë, e cila nëpërmjet Esad Pashë Toptanit i kishte shtrirë aq shumë në Shqipëri.
Sot, 102 vite më vonë, esadistët e rinj të drejtuar nga kryetari i sektit në pushtet në miqësi të ngushtë me Vuçiç, tradhtojnë përsëri Shqipërinë dhe shqiptarët me projekte të reja me stof të vjetër titist, duke iu nënshtruar Beogradit me “Open Ballkan”!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular