Nga Mark Ruci
Atmosfere e vaket , pa entuziazem , shoqeroi gjithe takimin elektoral me punonjes te administrates se Bashkise dhe jo vetem , natyrisht te detyruar si gjithmone , per te marre pjese ne mitingjet e EDVER Rames !
Moti me shi ndaloi skenarin per nje miting ne sheshin 2 miliardesh te Reshenit , me karrige dhe me militante te importuar nga nje rreth ne tjetrin , per te dhene imazhin e mbeshtetjes se nje procesi elektoral pa pjesmarrjen e opozites , duke vulosur varrosjen e pluralizmit politik dhe kthimin ne monizem .
Propaganda boshe e EDVERIT dhe kryetarit aktual te bashkise , dhe sulmet karshi opozites ishin boshti takimit elektoral, ne nje kohe qe mirditoret duan te degjojne bilancin e premtimeve elektorale per Mirditen , i cili eshte deficitar dhe ka sjelle :
Varferi te tejskajshme duke sjelle braktisjen e Mirdites , nga mungesa e shpreses se ky vend mund te zhvillohet .
Grabitje masive te resurseve natyrore nga klientet afer qeverise dhe bashkise Mirdite .
Politizimin e tejskajshem te institucioneve shteterore qe ushtrojne trysni te rrepte ndaj punonjesve te tyre , e kjo ligjerohet pasi shumica tyre jane me arsim te larte pa mbaruar shkollen e mesme .
Procese elektorale qe kane sjelle nje sistem te blerjes masive te votave nga parate e projektit politik te kanabizimit te Mirdites , korrupsioni masiv ne tenderat miliardeshe dhe grabitjes se resueseve natyrore te Mirdites .
Mirditoret kane reaguar dhe do reagojne masivisht karshi farses se Edver Rames , per zgjedhje pa pjesmarrjen e opozites , duke damkosur ne menyre te parikuperueshme fatin e Shqiperise .
Reminishencat e sistemit komunist , te manifestuara ne vendimet dhe praktikat e qeverisjes aktuale sebashku me zgjedhjet pa opoziten , sjellin perfundimisht nje regjim monist ne Shqiperi , me nje udheheqes politik si EDVER RAMA , autokrat qesharak , qe e pret fundi i pashmangshem , nga reagimi i uraganit popullor !
Te njejtin fat do te kete kryetari me korespondence i bashkise Mirdite , Ndrec Dedaj , i braktisur teresisht nga mirditoret nga mosmbajtja e premtimeve elektorale dhe bemat korruptive gjate qeverisjes 4 vjecare bashkiake !