BallinaKronikeHamarrja e Rames/6 zyrtarë të Bashkisë Vlorë nen hetim, ja për çfarë...

Hamarrja e Rames/6 zyrtarë të Bashkisë Vlorë nen hetim, ja për çfarë akuzohen

jë person në Vlorë është proceduar penalisht pasi  ndërtoi pa leje, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

Nën hetim është vendosur shtetasi G. H., 61 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ndërtuar pa leje, 2 konstruksione hekuri, në katin e nëntë të një objekti.

Po ashtu janë proceduar penalisht dhe 6 zyrtarë të bashkisë pasi përballen me veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit:

Jurgen Çollaku 34 vjeç, me detyrë Drejtor i Zyrës Urbanistike në bashkinë Vlorë

Klaudio Mehmeti., 33 vjeç, me detyrë specialist i Zyrës Urbanistike, në bashkinë Vlorë;

Rubin Hekurani, 34 vjeç, me detyrë specialist i Zyrës Urbanistike, në bashkinë Vlorë;

Rubin Hekurani, 35 vjeç, me detyrë kryeinspektor i IMT, në bashkinë Vlorë;

Igli Zahaj, 31 vjeç, me detyrë inspektor i IMT, në bashkinë Vlorë;

Manuel Islamaj, 30 vjeç, me detyrë inspektor i IMT, në bashkinë Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas se kanë shpërdoruar detyrën duke lëshuar deklaratë paraprake për kryerje punimesh në kundërshtim me ligjin për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e paligjshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular