BallinaAktualitet“Imagjinoni të publikohen të dhënat e BSH”, paralajmërimi i ekspertit të sigursë...

“Imagjinoni të publikohen të dhënat e BSH”, paralajmërimi i ekspertit të sigursë për sulmet kibernetike: Një 97’ dixhitale! Duhet krijuar…

spot_img
spot_img

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, është shprehur se nëse hakerat do të nxjerrin të dhënat e Bankës së Shqipërisë, atëherë vendi do të përfshihet nga kaosi dhe do të ndodhte një 97’ “dixhitale” (lufta civile e vitit 1997 në Shqipëri).

Komentet Kulla i bëri teksa po fliste për sulmet kibernetike në emisionin “Kjo Javë” në News 24

Ai shtoi se sulmt kibernetike kanë ardhur nga brenda dhe se është një aktiviteti i mirëfilltë spiunazhi.

Sipas tij dëmi është mjaft i madh, por reagimi i opozitës për këtë situatë nuk është i duhuri.

“Ne vetëm kemi neglizhuar, përgjigjet tona kanë filluar kur dëmi ishte bërë dhe nisi me deklaratën e kryeministrit për ndërprerjen e marrëdhënieve. Besoj që nga historia e patronazhistëve, duhet të kishte përgjigje të fortë të institucionit, nuk ka rëndësi kush i përdori”, u shpreh Kulla.

Pjesë nga biseda në studio: 

A ka gjasë që sulmi të ketë ndodhur nga brenda?

Kulla: Sigurisht sulmi ka ardhur nga brenda. Është aktiviteti i mirëfilltë spiunazhi. AKSHI është vendi ku ne kemi siguruar të dhënat. Dëmi është goxha i madh dhe reagimi historik i opozitës nuk më pëlqen. Bashkë me mazhorancën duhet të shohin mënyrën se si do e zgjidhin këtë çështje.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj?

Kulla: Nuk merren vendime në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Besoj që Presidenti ka bërë mirë që në këtë rast ftoi edhe opozitën.

SHISH ku qëndron pas kësaj?

Kulla: Institucionet e Inteligjencës ekzistojnë që të bëjnë një punë që të mos e shohin të tjerët. Ne shqiptarët akoma  nuk e kuptojmë se sa e shenjtë është siguria personale. Harrojnë që kjo gjendje mund të kthehen kundër. Imagjino sikur hakerat të nxjerrin të dhënat e Bankës së Shqipërisë. E imagjinoni dot një ’97 digjitale. Është kërcënim real.

Prokuroria i kërkoi ndihmë juridike edhe Rusisë për hakerat iranianë, a mund të presim ndihmë nga Federata Ruse?

Kulla: Vetë fakti që një gjë e tillë bëhet publike dhe nuk ngelet konfidenciale deri në momentit që të ketë një përgjigje, tregon se sa jo seriozë janë ato që e kanë bërë. Ne për krimet kibernetike nuk kemi sistemuar as legjislacionin. Ky është një hetim që duhet të vazhdojnë dhe institucionet duhet të bëjnë punën e tyre në heshtje. Për këtë duhej krijimi i një Task-Force që merret me këtë punë, duke marrë dhe ekspertë nga perëndimi për të gjetur ku janë hakerat, por kjo gjë duhet bërë në konfidencialitet të plotë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular