BallinaAktualitetTenderi i rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK drejt finalizimit të hetimit: I është komunikuar...

Tenderi i rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK drejt finalizimit të hetimit: I është komunikuar akuza…

spot_img
spot_img

SPAK është drejt përfundimit të hetimeve për tenderin e rrugës Kadhiq-Delvinë, hetime të çelura pas një kallëzimi të bërë nga firma “Gjoka” e cila pretendoi se ishte skualifikuar pa të drejtë nga ky tender, raporton News24.

Gazetarja Koldiana Lala raporton se “deri në këto momente i është komunikuar akuza e shkeljes së barazisë në tendera shtetases Elona Gogo e cila ka qenë kryetare e vlerësimit të ofertave. Sipas SPAK ajo ka shkelur barazinë në tendera duke skluafikuar kompaninë Gjoka”

Po ashtu është thirrur për tu paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Sonila Qato, ish drejtoresha e ARRSH, e cila pritet ti komunikohet akuza.

Qato është thirrur dje, por për arsye shëndetësore nuk është paraqitur dhe pritet që të paraqitet në datën 26.

Për disa të pandehur është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës që dënohet deri në 7 vite burgim. Shkelja e barazisë në tendera është një vepër penale që shkon deri në 3 vite burg.

Prokuroria është duke kryer hapat procedurale për njoftimin e personave në rrugë zyrtare. Ajo që solli këtë hetim, ishte një përplasje e drejtoreshës së ARRSH-së dhe një kompanie që pretendonte të merrte për ndërtim një lot të rrugës Kardhiq-Delvinë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular