BallinaAktualitetE trishtë! Po prezantonte emisionin “live”, ndërron jetë papritur gazetari i njohur

E trishtë! Po prezantonte emisionin “live”, ndërron jetë papritur gazetari i njohur

spot_img
spot_img

BBC bën të ditur se një prezantues radiofonik në Britaninë e Madhe ka ndërruar jetë gjatë transmetimit.

Tim Gough, 55 vjeç, vdiq nga një atak i dyshuar në zemër, teksa prezantonte emisionin e mëngjesit të GenX Radio.

Fillimisht emisioni u ndërpre papritur për disa minuta, ndërsa më pas nisi një listë më këngë, por zëri i 55-vjeçarit nuk u dëgjua më.

Ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në Suffolk dhe filloi karrierën e tij të transmetimit në Radio Orëell të Ipsëich në 1986.

Lajmin e bëri të ditur përmes nje postimi stafi i radiotelevizionit GenX, që tha se ishte “i tronditur dhe i shkatërruar” nga vdekja e tij.

James Hazell, drejtor menaxhues i GenX Radio, tha: “Të njihje Timin personalisht, siç e njoha nga afër për më shumë se 30 vjet, ishte të njihje një djalë të ngrohtë, të kujdesshëm dhe argëtues, të cilin unë dhe familja ime e donim shumë. Ne jemi zemërthyer.

“Unë e di se familja e tij është ngushëlluar nga qindra mesazhe dashurie që janë marrë në këtë kohë shkatërruese.”

Transmetuesi, i cili është përshkruar nga GenX si “me përvojë të madhe dhe shumë i talentuar” ka lënë pas nënë, vëllain, motrën dhe djalin e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular