BallinaPolitikeBerisha: Rama ka nisur fushatën me partinë shtet, po regjistrojmë çdo gjë!...

Berisha: Rama ka nisur fushatën me partinë shtet, po regjistrojmë çdo gjë! Nuk tërhiqemi nga beteja

spot_img
spot_img

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi këtë të hënë se Partia Demokatike do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj

Në një intervistë të dhënë për RTSH, Berisha mohoi kategorikisht një bojkot të mundshëm dhe theksoi se PD futet për të marrë fitoren në shumicën e bashkive të vendit.

Ai theksoi se kryeministri ka nisur fushatën me partinë shtet dhe se PD po regjistron çdo shkelje të bërë.

“Cilido që vazhdon të pranojë mashtrimin nuk e lidh gjë me Sali Berishën. Është ndarje në parim nuk kam gjë personale.

Nuk dorëzon beteja Partia Demokratike. Ky është dallimi i saj me atë që ishte. Po reziston në çdo përpjekje të Edi Ramës.

Ai filloi garën me partinë shtet duke marrë nxënësit të gjitha ne këto po i regjistrojmë dhe do t’i ëprdorim në fund por betejën nuk e lëmë.

Fitorja është numër dhe cilësi. Tiranën kush ta marr një gënjeshtar i lindur dhe një hajdut pas ekselencë si Erion Veliaj. Ky njeri mu bashkëngjit edhe kundër Fatos Nanon.

Atëherë më ndihmoi se u vesh si nuse, me fustan nuseje. Kur hiqte fustanin e takoja unë. E ke harruar ti paradën e nuseve para kryeministrisë.

Rikthimet janë të rralla dhe kanë qenë sukes. Steve Jobs pasi humbi çdo gjë, ka rrezik që dhe të shoqen ia morën, ose ia kthyen kundër në kompani, iku, por u rikthye më fitimtar si askush tjetër në shekullin e tij”, tha Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular