BallinaAktualitetFatmira Hajdari përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë, KPA lë në fuqi vendimin...

Fatmira Hajdari përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë, KPA lë në fuqi vendimin për shkarkim

spot_img
spot_img

Fatmira Hajdari mbetet përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ka rrëzuar ankimimin e bërë nga Hajdarit, në lidhje me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili vendosi shkarkimin e saj nga detyra. Hajdari nuk arriti të justifikonte transaksionet e saj me pronat, si dhe ndërtimin e një pallati 10-katësh pa leje në zonën e njohur si ‘Vilat Gjermane’ në Tiranë.

Nga hetimi rezultoi se pallati është ndërtuar pa leje, nuk është deklaruar fillimi i investimit në ILDKP, nuk është deklaruar fillimi i punimeve, nuk justifikohej investimin me para të ligjshme. Më vonë doli se trualli nuk është më 454 m2, por rreth 900 m2.

Hajdari e ankimoi vendimin e dhënë nga KPK-ja, por Kolegji i Posaçëm i Apelimit, sipas njoftimit për shtyp, ka vendosur të lerë në fuqi vendimin e parë për shkarkimin e saj.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.39/2020, datë 21.09.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Fatmira Hajdaraj (Hajdari) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 265, datë 18.06.2020. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 265, datë 18.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fatmira Hajdaraj (Hajdari).
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall, në Tiranë, më datë 24.10.2022.”- thuhet në njoftimin për shtyp të KPA-së.

/rtsh.al/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular