Një 68-vjeçare ka rënë nga kati i dytë i shtëpisë së saj në Korçë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se viktima është identifikuar me inicialet J.N.
Ngjatja e rëndë raportohet të ketë ndodhur rreth orës 15:20, në lagjen nr. 1, Korçë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të saj.
Njoftimi i Policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 30.11.2022, rreth orës 15:20, në lagjen nr. 1, Korçë, është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj, shtetasja J. N., rreth 68 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.