BallinaKronikeArrestohet në Spanjë autori i pengmarrjes së Jan Prengës, kush është 40-vjeçari...

Arrestohet në Spanjë autori i pengmarrjes së Jan Prengës, kush është 40-vjeçari me tre emra! Në momentin e kapjes u prezantua si…

spot_img
spot_img

Dy vite pas rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës në Spanjë është arrestuar autori i dyshuar, që ka urdhëruar rrëmbimin. Bëhet fjalë për të shumëkërkuari 40-vjeçar, i cili mbante tre emra

Gentjan Funiqi, alias Gentjan Martini, alias Festim Olomani u kap gjatë një  operacioni mes Policisë spanjolle e Policisë shqiptare .

Ne momentin e kapjes është prezantuar si shtetas bullgar me dokumente te falsifikuara me emer  Rayko Ivanov dhe kishte edhe droge me vete.

Policia e Shtetit

Finalizohet, brenda 24 orëve të fundit, një tjetër operacion ndërkombëtar për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni policor i koduar “Seville” u zhvillua nga Policia spanjolle, në bashkëpunim me Policinë shqiptare.

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale, mes Policisë së Shtetit dhe Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja në Spanjë dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i një shtetasi shqiptar shumë të kërkuar, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime kundër personit.

I shumëkërkuari qarkullonte në Spanjë, me dokumente të falsifikuara.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara në bashkëpunim me homologët, falë  punës hetimore të kryer nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, për lokalizimin dhe kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale, me homologët spanjollë, në kuadër të operacionit “Seville”, u kap nga Policia spanjolle dhe u arrestua, me qëllim ekstradimi, shtetasi i shumëkërkuar G. F. alias G. M. alias F. O., 40 vjeç, nga Shkodra.

Ky shtetas, në momentin e kapjes nga Policia, mbante një kartë identiteti bullgare të falsifikuar, me gjeneralitete R. I., dhe një sasi lënde narkotike, të cilat janë sekuestruar nga Policia.

40-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”.

Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2020, në Kamzë, Tiranë, ka marrë peng shtetasin J. P.

Interpol Tirana po punon për  ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular