BallinaAktualitetE marta NUK është pushim, Rama për protestën e opozitës: Masat e...

E marta NUK është pushim, Rama për protestën e opozitës: Masat e sigurisë nuk diskutohen me askënd, i vendosin vetë organizatorët e samitit

spot_img
spot_img

Kryeministri Edi Rama thotë se dita e martë, 6 dhjetor, nuk do të jetë pushim, ashtu siç u raportua gjerësisht në media, për shkak të organizimit të Samitit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lidhur me protestën që opozita planifikon të organizojë përballë me godinën e Kryeministrisë, zonë që është brenda perimetrit të sigurisë, Rama tha se masat e sigurisë nuk negociohen me askënd.

Kreu i qeverisë u shpreh se masat e sigurisë vendosen nga organizatorët e samitit që ndodhen në KE dhe shoqërojnë liderat e BE-së kudo ku ata shkojnë.

“Nuk është marrë asnjë ditë pushimi, është lajm i rremë. Sa i përket masave të sigurisë, ato nuk negociohen me askënd. Janë masa sigurie që vendosen nga vetë Komisioni, Këshilli Europian që vendos masa kudo ku ka evente.

Forcat tona punojnë me organizatorët e Samitit. Këto janë masa shumë të rrepta sigurie, aq më tepër në situatën ku këtu do të vijnë të gjithë liderat e BE. Dhe për ta ka masa ekstreme kudo ku lëvizin”, deklaroi Rama ë përfundim të mbledhjes së qeverisë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular