BallinaKryesoreJeton Qafleshi, Drejtor i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Lidhja e Prizrenit”...

Jeton Qafleshi, Drejtor i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Lidhja e Prizrenit” fanatiku dhe garanti i ruajtjes së folkut shqiptar

spot_img
spot_img

Muzika shqiptare në Shqipëri dhe trojet shqiptare si Kosovë, Maqedoninë e Veriut apo dhe Mal të Zi ka marrë të tjera përmasa zhvillimi të atilla saqë thuajse po zhvillohet jashtë çdo konturi, jashtë çdo lloj rregulli dhe nuk po ruhet tradicionalja, ajo muzikë dhe valle që është trashguar ndër breza nga të parët tonë. Pak janë ata që bëjnë çmos të trashegojnë muzikën e të parëve me nota origjinale për ta sjellë për brezat atë muzikë, atë valle që të parët tonë kanë kënduar dhe kërcyer në çdo odë, dasëm apo takime e festivale! Numërohen me gishta dore ata që e kanë pasion dhe bëjnë çmos që ajo gurrë e muzikës popullore shqiptare të vij origjinale deri në ditët e sotme. Të gjithë këta e bëjnë me sakrificë të madhe, nuk mbështeten sa duhen megjithese për gjithçfarë bëjnë, meritojnë shumë. Institucionet e kulturës i mbështesin pak ose aspak, por të ruash dhe përcjellësh ndër breza folkun shqiptar është një heroizëm i vërtet në këto kohë kur muzika tallava ka pushtuar ambientin e shpesh gjen mbështetje fatëkeqesisht dhe në media duke qenë se kjo shihet si marketing dhe jo vlerë.
Rasti që do të përcjellim sot është për një zotëri i cili për më shumë se një dekadë e gjysëm me pasionin për muzikën dhe vallen shqiptare ia ka kushtuar energjinë folkut shqiptar duke ruajtur origjinalitetin dhe promovuar talente që sot spikasin për të cilat ndihet krenar.
Ai quhet Jeton Qafleshi, nga Prizreni i cili në vitin 2006 guxoi të themelojë Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Lidhja e Prizrenit” dhe këtë vit kremtoi 16  vjetorin e themelimit. Ky Ansambël me talentet që ka prodhuar dhe vazhdon të nxjerr fal dhe partneritetit më Komunën e Prizrenit spikat dukshëm në çdo aktivit kudo që merr pjesë duke rrëmbyer shumë çmime pjesa më e madhe çmime të para. Më të fundit çmim e ka marrë në spektaklin tradicional, të përvitshëm ”Oda Dibrane”.
Ansambli “Lidhja e Prizrenit“ në gjirin e vetë ka afër 200 anëtarë me të gjitha grupmoshat si kultivues të këngëve dhe valleve  të mirëfillta tradicionale shqiptare.
Ka zhvilluar shumë aktivitete kulturore dhe artistike me këngë dhe valle si brenda ashtu edhe jashtë vendit, ku në çdo paraqitje ka pasur shumë suksese dhe rezultate dhe duke marrë edhe shumë çmime kryesore. Gjithashtu Ansambli “Lidhja e Prizrenit“ ka mbajtur shumë programe, koncerte si dhe ka marrë pjesë në shumë  festivale mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare brenda  dhe jashtë vendit me te gjitha gjeneratat si në: Kosovë,Shqipëri , Maqedoni të Veriut, Mali i zi, Turqi , Greqi, Kroaci, Bullgari, Poloni, Emirate te Bashkuara Arabe etj, duke prezantuar me shumë sukses qytetin e Prizrenit dhe Republikën e Kosovës  në veçanti. Eshtë fituese e shumë çmimeve si në arenën vendore , mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare.
Në repertorin e saj Ansambli ka shumë valle nga mbarë trevat shqiptare, të cila kultivohen me shumë fanatizëm dhe prezentohen para publikut. Ansambli kultivon edhe vallet tradicionale nga Prizreni dhe regjioni i saj. Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Lidhja e Prizrenit“ nga Prizreni është  organizator i Festivalit folklorik me këngë dhe valle për fëmijë “URA” e cila këtë vit shënoi edicionin e 4-të me pjesëmarrje nga shumë grupe jo vetëm nga hapësirat shqiptare por edhe nga Ballkani e më gjerë. Mina HYSA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular