Nga Sabah Sheta
STOP shpopullimit! Të ndalojmë ikjen e rinisë, të ardhmen e Shqipërisë!
STOP shpopullimit! Të ndalojmë ikjen e rinisë, të ardhmen e Shqipërisë!
Shqipëria po zbrazet çdo ditë. Nuk janë vetëm gomonet që tejmbushen me emigrantë kryesisht të rinjë, dhe familjarë, për të ikur në Britani, por statistikat tregojnë se edhe në Europë janë me mijëra e mijëra shqiptarët që janë larguar nga Shqipëria ndër vite, si pasojë e pamundësisë për të jetuar në këtë vend!
E dhimbshme, por statistikat e Eurostat flasin për rreth 110 mijë shqiptarë jetojnë në Francë e Gjermani, gati trefishim nga vitit 2015. Kjo duhet të jetë një këmbanë për klasën politike e veçanërisht për qeverisjen e Rilindjes e cila ka dhe përgjegjësinë direkte për këtë që po ndodh! Nga viti 2013, kur PS ka ardhur në pushtet janë me qindra mijëra shqiptarë që kanë vendosur të largohen të gjendur përballë një pushteti të korruptuar dhe arrogant.
Ky fenomen ka prekur edhe banorët e Bashkisë Krujë, ku shqetësues është fakti që nuk janë të paktë qytetarët që kanë ikur madje bashkë me familjet në kërkim të një jetese më të mirë, sepse në trojet e tyre nuk kishin asnjë mundësi. Ky duhet të jetë një alarm, sepse po ikën rinia dhe familjet me fëmijë dhe numri i nxënësve në shkolla gati po përgjysmohet me këtë ritëm! Askush nuk do që të braktisë vendlindjen, të lërë banesën e ngrohtë për të nisur gjithçka nga fillimi, por kjo qeverisje po e zbraz Shqipërinë. Stop shpopullimit! Të ndalojmë ikjen e rinisë, të ardhmen e Shqipërisë!