Pas rënies së komunizimit dhe krijimit të më më shumë mundësive dhe shanseve, shqiptarët kanë mundur të tregojnë më të mirën e tyre kudo që kanë shkuar së bashkë me fëmijët të cilët kanë mundur që të jenë ndër te shkelqyerit në shkollat dhe universitetet ku kanë studiuar. Rastet janë disa, por e mira dhe vlerë për median është evidentimi i tyre dhe përcjellja tek lexuesi si krenari shqiptare.
Janë pikërisht këto lajme që duhen marrë si shembull nga të gjithë ku duke punuar me nder e lavdi, duke dhënë më të mirën, vjen momenti që arrish në këtë moment shpërblyes.
Rasti që po sjellim sot është e studentes Xhorxhina Gjoka, një vajzë me origjinë nga Kashari i Tiranes e cila ditën e diplomimit është konfirmuar ndër 7 studentet më të mira të Universitetit ku studioi!
Eshtë vet babai i saj, Ilir Gjoka një shqiptar që ka sakrifikuar shumë për të qenë dhe ai një histori suksesi duke i ardhur në ndihmë familjes së tij dhe jo vetëm, por dhe mjaft shqiptarëve të tjerë, i cili konfirmon lajmin e bukur të diplomimit të së bijës ndër më të mirat e universitetit.
Në rrjetin social FB mbrëmë vonë Ilir Gjoka shkruan: -“Postimi i vonë, por jam shumë krenare për vajzën time që u diplomua Summa Cum Laude me diplomën e saj Bachelor në Shkencat Shëndetësore si studente para infermierisë. Nga 750 studentë që u diplomuan me të ajo ishte 7 më e mira❤️ Lutem që ajo të ketë një të ardhme të suksesshme dhe gjithçka që ajo ëndërron”.|
Kjo arritje e Xhorxhines nuk eshte vetem arritje personale dhe familjare, por edhe nje krenari shqiptare. Eshte nje tregues se si gjaku yne arrin te spikas dukshem pavaresisht vendndodjes se familjes shqiptare. Ndaj eshte startnews i uron suksese te metejshmes se talentures Xhorxhina.
FOTOT/Krenari shqiptare, Xhorxhina Gjoka diplomohet ndër 7 studentet më të mira të Universitetit në SHBA. Lutja e të atit..
RELATED ARTICLES