Sizmiologu Rrapo Ormeni thotë se nga lëkundjet e tërmetit që u regjistruan sot në mbrëmje, nuk ka vend për panik.
Sipas tij, lëkundje të tilla me këtë intensitet nuk shkaktojnë dëme materiale.
Në një prononcim ai shton se epiqendra e lëkundjeve ishte Bulqiza, teksa shtoi se kjo zonë është me aktivitet të lartë sizmiologjik.
‘Një tërmet i cili ka rënë tani është me epiqendër 25 km në verilindje të Tiranës është ndjerë fort dhe në Tiranë. Është një tërmet 4.7 i shkallës rihter dhe mbi 6 ballë. Futet në tërmete të zakonshme që përsëriten çdo vit. Zona Bulqizës Dibër është një zonë sizmikë. Pas këtij tërmeti ka pasur edhe lëkundje të tjera më të vogla. Nuk është një tërmet që shkakton panik, nuk shkakton dëme materiale.- tha Ormeni.