Një aksident i rëndë kë ndodhur gjatë ditës së sotme. Aksident ka qene më pasoja të rënda çka ka sjellë vdekjen e një 49-vjeçareje. Ngjarja ka ndodhur në Fier kur një automijet tip Ford ka përplasur këmbësoren S.B e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit. Ndërkohë nga burime policore mësohet se është arrestuar shoferi.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
J.F, 46 vjeç, banues në Patos.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen këmbësore S.B, 49 vjeçe, banuese në Lalar, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.