Nga Orjola Pampuri
Tashmë është bërë rutinë; çdo herë që vendi është pak muaj përpara zgjedhjeve, qofshin ato të përgjithshme apo lokale, kjo qeveri ndërmerr rritje pagash e pensionesh.
Tashmë është bërë rutinë; çdo herë që vendi është pak muaj përpara zgjedhjeve, qofshin ato të përgjithshme apo lokale, kjo qeveri ndërmerr rritje pagash e pensionesh.
E në fakt dhe vendimi i sotëm i qeverisë, nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për ti hedhur hi syve shqiptarëve, ndërkohë që vëmendja e qeverisë me programe të qëndrueshme e politika reale sociale për qytetarët, mungon qartësisht.
Qeveria ka rritur 2 herë brenda pak muajve, pagën minimale, dhe jo më larg se dy muaj para zgjedhjeve.
A janë pyetur bizneset?
A është në dijeni qeveria se mbi 90% e punonjësve që marrin rrogën minimale janë në sektorin privat?
Cfarë politikash mbështetëse e lehtësuese për bizneset do të ofrojë kjo mazhorancë në mënyrë që të mos ia lërë plotësisht barrën financiare një sipërmarrjeje të lirë ta paguajë këtë kosto të shtuar, përveç taksave të larta dhe tarifave të shërbimeve publike që vetëm janë shtuar nga vit në vit?!
Është pikërisht kjo qeveri që nuk pranon të përcaktojë minimumin jetik për qindra e mijëra shqiptarë të cilët përballen në kushte të skamjes dhe varfërisë të vendeve të Afrikës pavarësisht se jetojnë në zemër të Europës.
Në fakt qeveria e di mirë, se përcaktimi i minimumit jetik, e për pasojë trajtimi i duhur për pensionistët, familjet që marrin pagesë për shërbimet për familharët me aftësi të kufizuar, invalidët e puëns dhe shtresat më vulnerabël të ndihmës ekonomike, do të thotë në fakt heqje dorë nga kontratat e koncesioneve dhe PPP, qindra milionë euro.
Taksat tona, të cilat në vend që të shkojnë për këto kategori qytetarësh, në mënyrë që tu garantohet një jetëse së paku me dinjitet për të cilën cdokush nga ne si qytetarë do ta pranonte, kjo qeveri refuzon ta bëjë.
Po ashtu, rritja për rrogat e sektorit të mbrotjes, edhe pse nuk mund të jemi kundër në parim, është një tentativë thellësisht për qëllim elektoral.
Në vitin e 10-të kësaj keq-qeverisje, kur pagat e sektorit publik do të duhet të indeksoheshin, së paku si detyrim kontraktual bazuar dhe në Kodin e Punës, jo vetëm që nuk janë bërë, por enkas vetëm 3 muaj para zgjedhjeve e disa muaj më vonë pas saj qeveria ka përdorur këto taktika duke i rritur në mënyrë selektive.
Ndërkohë qytetarët përballen tashmë me një situatë të rënduar ekonomike në familjet e tyre, bizneset po ashtu do të duhet të reduktojnë sërish shpenzimet, e shumë prejt tyre gjenden para faktit të falimentimit, por nga ana tjetër qeveria vijon të jetë e korruptuar, duke abuzuar me paratë publike.