BallinaKryesoreRoland Bejko tregon sms-të me Këlliçin para se të kandidonte: Fol me...

Roland Bejko tregon sms-të me Këlliçin para se të kandidonte: Fol me Berishën dhe…

spot_img
spot_img

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, ka treguar për herë të parë mesazhin që i ka dërguar kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë, Belind Këlliçit.

Bejko tha se në momentin që kanë nisur negociatat mes dy grupeve, Gazment Bardhit dhe Edi Palokës, ai i kërkoi Këlliçit që të flasë me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe t’i kërkojë që të bashkohen.

Nëse kjo gjë arrihej, Bejko tha se do ta kishte mbështetur kandidaturën e Këlliçit, mirëpo kjo kërkesë nuk u pranua nga Berisha.

“Po nxjerr një sekret, pa e ditur fare që do të garoja. Dua t’ju them që në momentin që nisën negociatat mes Palokës dhe Bardhit, unë kam qenë kundër sepse në momentin që bëhemi të gjithë kundër berishizmit, duhet të mbetemi ashtu. S’i dihet, sot je pakicë nesër shumicë. Si Meloni

Unë i shkruajta Belindit dhe i thashë, pranoje ofertën që ju është bërë nga ana jonë, sepse është për të mirën tënde. 

Shko dhe thuaj, doktor, është mirë të bashkëpunojmë dhe të marrim fitore. Nëse ta pranon zotëri, mua do më kesh në krah dhe me jugun do të merrem unë. 

Unë i kërkoj ndjesë që e përmend, por me këtë gjë dua të them se sa seriozisht e kishim ne. Përgjigjia është që nuk ndodhi, ja…”– tha Bejko.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular