BallinaSportKa luajtur 44 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, Debatik Curri: Ju tregoj 2...

Ka luajtur 44 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, Debatik Curri: Ju tregoj 2 trajnerët që më kanë inspiruar

spot_img
spot_img

Plot 44 ndeshje është aktivizuar Debatik Curri me fanellën e Kombëtares shqiptare, nga viti 2006 deri në 2015, duke dhënë një kontribut të çmuar për kombin e tij. 39-vjeçari aktualisht është trajner i Prishtinës, teksa në një prononcim të dhënë për emisionin sportiv “Koha Shtesë”.

Curri foli në lidhje me qëllimet e skuadrës deri në përfundim të këtij kampionati, teksa zbuloi se cili trajner i Kombëtares shqiptare, ka pasur ndikimin më të madh tek ai gjatë karrierës si futbollist profesionist dhe tani si trajner.

“Ëndrra ime ishte ta përfundoja karrierën si futbollist profesionist me Prishtinën, u bënë 4 vite si ndihmës trajner tek ajo dhe tani jam trajner i saj, shpresoj të vazhdojë forma e mirë në drejtimin tim. Unë mendoj se është një statistikë e mirë që kemi arritur deri më tani të fitojmë 5 dhe të humbim 2. Do punojmë maksimalisht për vendin e tretë, siç dihet jemi edhe në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës dhe kemi dy ndeshje për t’i zhvilluar dhe nëse vazhdojmë më tutje ne mendojmë për fitoren. Dy trajnerë të cilët mund të veçojë në kombëtaren shqiptare janë Oto Bariç dhe Xhani De Biazi, veçanërisht De Biazi për atë çfarë ka bërë për mua. Kam mësuar shumë nga ai. Kam bërë ndryshime, i kam dhuruar lojtarëve të cilët nuk kanë pasur shumë minuta mundësi të tregojnë atë çfarë mund të bëjnë. Do jap maksimumin tim për të bërë më të mirën, është diçka e mirë që klubi beson tek unë, kur të vendosë klubi atëherë do të jetë momenti i duhur për biseda lidhur me kontratën time”, përfundoi Curri. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular