Nga Ilirjan Taga
𝗙𝗷𝗮𝗹𝗮 n𝗲̈ 𝘁𝗮𝗸𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗿𝗲𝘇𝗮𝗻𝘁𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗸𝗮𝗻𝗱𝗶𝗱𝗮𝘁𝗲̈𝘃𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗞𝗲̈𝘀𝗵𝗶𝗹𝗹𝗶𝗻 𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸𝗶𝗮𝗸 𝘁𝗲̈ 𝗣𝗔𝗥𝗧𝗜𝗦𝗘̈ 𝗗𝗘𝗠𝗢𝗞𝗥𝗔𝗧𝗜𝗞𝗘 𝗞𝗥𝗨𝗝𝗘̈
“Bashkë fitojmë”, aleancë e panatyrshme, aleancë halli, aleance hileje
Pershendetje te gjitheve!
Quhem Ilirjan Taga. I diplomuar ne menaxhim biznesi ne vitin 1995 ne Universitetin e Tiranes dhe para pak vitesh i certifikuar per Menaxhimi Risku nga Frankfurt School of Finance and Management. Prej mbi 20 vitesh karrieren time profesionale e kam ne sektorin Bankar dhe kryesisht ate Mikrofinanciar.
Per, ata qe nuk me njohin, rrjedh nga nje familje e perndjekur politikisht qe nga viti 1944 kur ne pushtet erdhen komunistet, histori te cilen nuk do ta vazhdoj ta tregoj, sepse pervecse krenarise qe me jep prejardhja dhe familja, nuk kam ndonje merite per te.
Pervecse per shkak te prejardhjes, bindjet e mia jane te konsoliduara te djathta e konservatore. Gjithnje e me teper, kam kuptuar se une u perkas atyre qe besojne ne Zot, atyre qe familjen e kane te shenjte, atyre qe pronen e konsiderojne te shenjte, atyre qe besojne tek tregu i lire dhe qe rolin e shtetit e mendojne se duhet sa me i kufizuar, atyre qe besojne tek liria e individit, tek konkurenca e lire dhe e ndershme, atyre per te cilet demokracia, lirite dhe te drejtat e njeriut jane te shenjta.
I lindur nje armik i partise (komuniste, kuptohet), I rritur ne nje familje “armiqsh” mbi te cilen gjithmone rendonte represioni I diktatures, ne qelizat e mia politika eshte e injektuar, e, edhe pse nganjehere e kam menduar ta bej, nuk shkeputem dot.
Keto 32 vjet pluralizem, i kam perjetuar aktiv, here me shume e here me pak, por gjithmone ne fakt i angazhuar.
Kam qene skeptik qe nga fillimi i pluralizmit, e kam dyshuar fort vertetesine dhe sinqeritetin e atyre qe moren ne dore udheheqjen e levizjes demokratike.
Kam qene fort kritik, jo me te majten qe as diskutohet qe po, por edhe me PD ne fillimet, ne vitet 90-te, per ceshtje per te cilat as u pajtova atehere dhe as i harrova ndonjehere. Kam qene kritik me qendrimin e PD mbi pronen, nuk jam pajtuar kurre me moskthimin e saj tek pronari I ligjshem. Kam qene kritik ndaj sa pak ka bere PD per integrimin e ish te perndjekurve e te burgosurve politike. Kam qene fort kritik per ceshtjen e dekomunistizimit te Shqiperise, per te cilin nuk eshte e bere asgje e qenesishme as ne vitet e qeverisjes se PD. Kam qene fort kritik ndaj PD lidhur me ate qe ne atehere e quanim “afarizmi i kuq” e qe, ishte lehtesia me te cilen ish komuniste eksponente te diktatures po lejoheshin te monopolizonin sektoret e ekonomise. Pertej ketyre, kam qene kritik ndaj PD per hapesirat dhe ne fakt uzurpimin e saj nga ish komuniste, hetues e bij hetuesish komuniste, tellalle te diktatures e bij tellallesh, sigurismsa e bije sigurimsash. Kam qene kritik ndaj PD per korrupsionin e zyrtareve te saj, kam qene kritik per mungesen e demokracise se brendshme, kam qene kritik per bunkerizimin e PD ku nje grusht njerezish rrotulloheshin po aty duke mos lejuar te rinj te vinin e te drejtonin partine.
Gjithe keto, me cuan te behesha pjese e perpjekjeve per organizimin e se djathtes se re dhe asaj tradicionale. Nuk ja dolem. Per disa arsye, porse kryesorja ishte qe te djathtet ishin, ne shumice, ne rresht tek PD edhe pse Partia Demokratike nuk qe asnjehere nje perfaqesuese e plote e bindjeve dhe interesave te tyre.
Ne vitin 2000, pas dy viteve ne emigrim, kur u ktheva, vendosa tu bashkohem demokrateve dhe u bera anetar i PD. Jo se i harrova cfare thashe me siper, jo se hoqa dore nga bindjet dhe besimet e mia por, vendosa te jem me te djathtet e mi, aty ku ata ishin, me nje qellim e nje kusht. Vendosa te jem aty per te mbrojtur, tashme brenda PD besimet e mia, per te mos u larguar duke e lene nje vend bosh per tu zene nga dikush qe mund te mos ishte i djathte, per ta terhequr sa te mundnim PD djathtas.
Ja ku jam. Ate po bej sot…
Jo pa kosto. Nen sulm, nen sulm te nxitur, te paditur e te pamatur. Por I bindur ne drejtesine e qendrimit tim ne emer te bindjeve te mia.
E kam pritur shume keq, ndoshta me dhimbje, shpalljen non-grata te zotit Berisha nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, sepse e mendova dhe e perfytyrova qe ne ate moment goditjen e rende per Partine Demokratike. Por, kisha nje shprese. Kisha shume shprese se zoti Berisha do t’I jepte nje zgjidhje, ndoshta ne demin e vet, por ne respekt e per hir te demokrateve, ashtu sic nje lideri I takon e duhet te beje.
Ne fakt, ne Shtator 2021 pashe zotin Berisha te vendosur per ta bere hallin e vet edhe hall te demokrateve dhe ndjeva shume zhgenjim. U ndjeva I tradhetuar dhe I perdorur, prandaj vendosa te mos e ndjek por te qendroj per nje Parti Demokratike te djathte, konservatore, demokratike dhe properendimore, I bindur dhe I vendosurte jem ne 1000, 100, 10 qendrestaret e fundit, i fundmi fare krejt i vetem, dhe ne fund, vetem, ne punen time e ne hesapin tim ne fund te fundit…
Pikerisht per kete, kur se fundmi mu propozua te isha ne listen e kandidateve per keshilltare bashkiake, megjithese impenjimet e mia profesionale jane te shumta keto kohe, nuk u terhoqa, sepse kam vendosur te rezistoj, te rezistoj sa te mundem, bashke me shume miq, per te bere kete perpjekje ndoshta te fundit, per nje Parti Demokratike ashtu sic duhej te ishte qe ne vitet 90 e qe nuk qe.
Sot jam para jush, te prezantoj veten me mendimet e mia dhe te lyp voten tuaj, nese mendoni qe tek keto qe une mendoj e besoj, gjeni edhe ju veten tuaj, nese edhe ju jeni per te djathten e konservatoren, per familjen e per pronen, per demokracine e per aleancen e natyrshme te Shqiperise me SHBA dhe Perendimin. E lyp me krenari voten tuaj, nese besoni qe ka njerez (sic une mendoj se jam) qe shtetit nuk I sulen me luge ne brez e per ta zhvatur, por qe qendrojne e shtrengojne dhembet per ta ndertuar e per ta permiresuar. E lyp voten tuaj, nese besoni se ajo vote, ne Keshillin Bashkiak do te ule mbrojtes te interesit tuaj, interesit te qytetareve, te djathte po e po, por te te gjithe qytetareve
14 Maji, nuk eshte momenti qe demokratet te lajne hesapet mes tyre. Sot demokratet, ne ne PD dhe ata qe na kane shpallur neve tradhetare, duhet te marrin nje moment fryme, e te mendojne per pertej 14 Majit. Te mendojme se pas 14 Majit, shpejt a me vone, rrethanat do te sjellin qe te gjithe te bashkohemi ne PD. Sado e eger te duket perplasja mes nesh, ajo nuk mund te na coje kurre aq larg njeri-tjetrit sa larg jemi ideologjikisht me socialistet e LSI.
Ne fakt ne, alibashistet e Krujes, e beme kete reflektim dhe kandidati yne per Kryetar Bashkie u terhoq me konsensusin e te gjithe ne te tjereve, per t’i cliruar demokratet ne votimin me 14 Maj. Por te cliruar pjeserisht, sepse demokratet kane perballe dy lista me kandidate per Keshillin Bashkiak, kane listen e PD dhe listen e BF. Ne te paren kane demokrate dhe cdo vote shkon per demokratet. Ne te dyten, kane nje demokrat pas nje socialisti te LSI dhe per te votuar nje demokrat, duhet te votojne se pari nje socialist te LSI. Ilir Meta, ka shfrytezuar shemtuar gjendjen ne te cilen ndodhet PD, per te perfituar me shume keshilltare bashkiake, jo nga sa i takon po e po, se i vetem nuk do te nxirrte asnje, por per te nxjerre me vota demokratesh me shume keshilltare te LSI se demokrate. Aleance e panatyrshme, aleance halli, aleance hileje.
Prandaj demokratet duhet te votojne numrin 9, Partine Demokratike, partine e tyre me plot halle, halle qe duhet t’i zgjidhin me njeri-tjetrin e jo t’i nxjerrin ne pazar per t’i zgjidhur ne pazarin e pazarxhiut Meta.
Qytetaret pa parti, duhet te votojne numrin 9, Partine Demokratike, per te patur ne Keshillin Bashkiak qendrestare dhe perfaqesues te tyre, njerez qe edhe me qendrimin brenda PD, ne nje fare menyre kane deshmuar se ndjekin besime, parime e jo idhuj e as interesa, dhe qendrojne fort per keto besime e parime.
Kruja, Fushe-Kruja, Thumana, Bubqi, Nikla e Malesia, kane prej shume vitesh frymen e zene nga rilindja, e cila tani po ferkon duart duke pare gjendjen ne te cilat ndodhet PD dhe jane gati per nje 4 vjecar te ri korrupsioni e zhvatje.
Prandaj, le te ulim armet e betejes me njeri-tjetrin me 14 Maj, le te mundohemi te permbajme emocionet. Te gjithe bashke, le tu kthejme besimin qytetareve tek demokratet dhe te votojme mencurisht sic krutanet dine te bejne, per ta cliruar Bashkine Kruje nga Rilindja, per t’I dhene pas kaq shume kohe frymemarrje Krujes
Faleminderit