Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku një i moshuar ka ndëruar jetë.
Mësohet se viktima është një 80-vjeçar, i cili ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 14, Durrës.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ka dyshime që i moshuari ka rënë aksidentalisht, nga kati i dytë i pallatit ku banonte, shtetasi R. M., 80 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.