Në të njëjtën ditë dhe pak kohë më parë ai u denoncua nga gruaja e tij se pasi e kishte goditur dhe kërcënuar e kishte përdhunuar. Pas marrjes në pyetje, i pandehuri nuk e pranoi akuzën dhe pretendoi se ishte një keqkuptim.
27-vjeçarja ka treguar se është e martuar prej 10 vitesh me 39-vjeçarin dhe se kanë dy fëmijë, një djalë 9-vjeçar dhe një vajzë 6-vjeçare. Që nga fillimi i martesës së tyre, ajo është përballur me probleme, siç tha ajo, për shkak të dhunës së tij psikologjike dhe verbale, por edhe për shkak se ai e detyronte atë që të kryente me zor marrëdhënie seksuale.
Mediat greke raportojnë se shqiptarja më 22 qershor 2021, u kthye në shtëpi me burrin e saj pas punës. Fëmijët po flinin në dhomë, ndërsa pasi ajo kishte bërë një banjë, burri i saj kishte abuzuar me të. “Ti je gruaja ime dhe unë do të bëj çfarë të dua”, mësohet t’i ketë thënë shqiptari gruas, dhe më pas e kishte goditur. Ndërkohë, 39-vjeçari ka mohuar akuzën e përdhunimit, ndërsa ka pohuar se e njeh bashkëshorten prej afro 12 vitesh dhe se janë martuar në vitin 2010. Tashmë ai do të duhet të përballet me akuzat për përdhunim dhe dhunim të gruas së tij.