Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas propozimit të draftit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Veri të Kosovës
Kurti i sugjeroi Ramës që këtë draft t’ia paraqesë presidentit serb Aleksandër Vuçiç në takimin e radhës së Ballkanit të Hapur në mënyrë që ai ta implementojë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Unë nuk kam dyshim te kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Besoj se propozimi i tij është i mirë. Duke qenë kështu atëherë krejt çka unë propozoj është që Rama këtë draft statut t’ia prezantojë presidentit të Serbisë në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë.
Rama beson se ky është një model i mirë dhe këtë duhet t’ia bëjë presidentit të Serbisë për shqiptarë në Preshevë. Kushtetuta e Shqipërisë thotë se duhen mbrojtur të drejtat e shqiptarëve jashtë vendit”, tha Kurti.