“Këngëtaret ndërrojnë nga 5 palë tanga”, Agim Doçi flet për gjendjen e muzikës: Sot të rinjtë k**vërohen, kë të dëgjoj Noizyn?!

0
506

Poeti Agim Doçi ishte i ftuar në emisionin “Fol me Mua” të Rovena Dilos në Fax News, ku nuk kurseu thumbimet për kolegë të tij, dhe zhgënjimin për nivelin e teksteve të këngëve që janë sot në treg.

“Kam shkruar më shumë se 600 tekste këngësh për Kosovën. Fabulat e mia nuk kanë qenë të lehta për t’u kënduar.

Me ardhjen e Zhaneta Cikos (i referohet Zhani Cikos), filloi dhe puna për të bërë këngë për të fituar çmime. Me ardhjen e tij nisi edhe puna e playbackut nëpër festivale.

Për të marrë çmim të parë duhet ose të kishe këngë për partinë, ose këngë për shokun Enver, u shpreh Doçi, ndërkohë që komentoi dhe risinë e teksteve të tij, që i dedikoheshin dashurisë.

“Unë doja që të rinjtë të dashuroheshin, jo si sot që të rinjtë kurvërohen. Ne kishim frikë vetë që të bënim këngë për dashurinë, nuk na e ndalonte njeri.

Arben Duka ndjesë pastë ka qenë një poet i mrekullueshëm i festivaleve, ka fituar 3 çmime. Mosmirënjohësit nuk i dua fare, nuk është një harresë apo një lapsus. 

Unë që në 2011 më është dhënë titulli “Mjeshtër i Madh””, tha poeti, ndërkohë që u ndal dhe te e drejta e autorit, që sipas tij nuk respektohet.

“Shqipëria në kapitullin e 4 të integrimit në BE ka mbrojtjen e autorit, kjo këtu funksionon zero me bisht”.

Një vend të veçantë gjatë intervistës, Doçi ia kushtoi dhe teksteve të këngëve që janë sot në qarkullim, ku tha se nuk i ndjek shumë prej zhanerat e muzikës.

“Nuk mund të quhet këngë, kur interpretuesja ndërron 5 palë tanga, kjo është një fyerje për personin që shkruan tekstin. 

E ke harruar ti Adelina Ismailin dhe kompani? S’të kemi parë ndonjëherë ty lakuriq ne (i referohet moderatores Rovena Dilo).

“Dorën në dritare, u bëra nervoz, u bë deti kos, u bë deti kos…”, ja ky është një teskt kënge.

“Pse më ke lënë në vetmi, si një objekt në mes të 100 vetmive…”, ndërkohë që vetmia është një. 

Tekstet rap nuk i dëgjoj fare, kë të dëgjoj Noizyn? Koha e reperizmit ka ardhur! Janë tekste mjerane, mediokre”, tha Doçi në Fax News.