Është inauguruar statuja e Nënë Terezës në Kishën “Notre Dame de Laeken” në Bruksel.
Kjo është bërë e ditur nga ambasadori i Kosovës, Agron Bajrami, i cili ka shkruar se inaugurimi i statujës së shenjtores shqiptare që mori Çmimin Nobel për Paqe.
“Paqja dhe dashuria mes njerëzve, në një botë plot mirësi, me Nënën Tereze si simbolin e saj, u festua në Meshën e Shenjtë, në Kishën Notre Dame de Laeken, në Bruksel.
Inaugurimi i statujës së shenjtores shqiptare dhe laureates së Çmimit Nobel për Paqe vetëm sa e theksoi mesazhin e paqes që Nëna Tereze barti në jetë dhe amshim”, ka shkruar Bajrami.