Albert Halilaj është liruar nga detyra si prefekt i qarkut të Kukësit, pasi do të garojë nën siglën e PS në zgjedhjet e 24 shtatorit, për kryetarin e ri të bashkisë së Kukësit.
Vendin e tij e ka zënë Granit Gjana, i cili ka qenë nënkryetar i Bashkisë së Kukësit, kur ajo drejtohej nga Safet Gjici.
V E N D I M
PËR
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KUKËSIT
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Albert Halilaj, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.
- Granit Gjana emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA