MINISTRIA E BRENDESHME E MBRETERISE SE BASHKUAR KA NJOFTUAR RRITJEN E TRAIFAVE PER LEJE HYRESE DHE QENDRIMI, APLIKIMET PER LEJE TE PERHERSHME QENDRIMI DHE PER SHTETESI BRITANIKE PER SHTETASIT E JUAJ.
———————————————————————————–
Qeveria Britanike nepermet Ministrise se Brendeshme ka paraqitur dje amendamentet ligjore ne Parlament per rritjen e tarifave per shumicen derrnuese te aplikimeve per viza per te hyre ne Britani ne cdo vend te botes dhe perfaqesite konsullore duke perfshire studentet, vizitoret, bashkim faniljar, viza biznesi dhe aplikime te tjera emigracioni si viza pune apo talente te vecanta.
Te njejten rritje do te kene edhe tarifat per aplikim per te paren here ose per te vazhduar lejen e qendrimit ne Britani per qytetarët e huaj qe kane nevoj te aplikojne apo te shtyjne lejen e qendrimit ne Britani.
Kjo rritje e tarifave te sherbimit nga ana e qeverise Britanike do te jete edhe per aplikimet per te siguruar leje te perhershme qendrimi dhe per shtetesine Britanike.
Cdo tarife per sherbime te tjera logjistike nga zyrtarët e Ministrise se Brendeshme do te pesoje te njejten rritje.
Ne pergjithesi tarifat per aplukimet e mesiperme do te rriten ne niveline 15 – 20%.
Pas miratimit automatik nga parlamenti, ndryshimet per tarifat e reja do te hyjne ne fuqi nga data 4 Tetor 2023.
Keto ndryshime behen ne menyre qe aplikime te tilla te mos jene barre ne taksapaguesit Britanikë por te paguhen nga vete emigrantet e huaj qe deshirojne te vijne apo te qendrojne ne Mbreterine e Bashkuar.
Po ashtu Immigration Health Surcharge (IHS) – Pagesa vjetore per Sherbimin e Shendetit Publik per te gjithe emigrantet qe aplikojne per leje hyrese ose qendrimi (jo vizitorët) do te rriten me 66%, nga £624 ne £1,035 per person.
Per nje vize hyrese apo leje qndrimi me afat 2.5 vjet, tarifa e shendetit publik do te rritet nga £1,560 ne £2,587.50.
Ndryshimet per tarifat e IHS do te hyjne ne fuqi me vone, vjeshten e ketij viti.
https://www.gov.uk/government/news/new-visa-fees-set-to-come-into-effect-next-month