Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike është njoftuar vendimi për përjashtimin formal i 11 deputetëve të kësaj force politike, të cilët në fakt kishin ikur me kohë.
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Rezart Kthupi tha se përjashtimi i deputetëve është bërë pasi jetën politike e bëjnë me grupin e rithemelimit, i cili udhëhiqet nga Partia Demokratike.
“E njëjta PD që ishte dje, e njëjta PD që ishte pardje. Nuk ndryshon gjë. Janë 11 deputetë, që jetën politike nuk e bëjnë në Partinë Demokratike, e bëjnë në një subjekt tjetër, që është grupimi i rithemelimit”, tha ai.
Ai the se po të shikosh emrat e përjashtuar, asnjeri prej tyre nuk mban linjën e Partisë Demokratike.
“Vendimmarrja për to, është e 20 qershorit 2023, sepse Këshilli kombëtar e ka vendosur të përfundojë anëtarësinë tyre. Shkresa është akti formal i deklarimet si pjesë e jo grupit të Partisë Demokratike. Asnjë prej tyre nuk mban të njëjtën linjë politike si e grupit parlamentar. Ata nuk janë dhe kanë zgjedhur të ndjekin vijnë politike të grupimit të Sali Berishës”, shtoi Kthupi.