Interesi për ndeshjen e sotme ka qenë i jashtëzakonshëm. Kjo u tregua kur biletat dolën në shitje ku kërkesat ishin mbi 300 mijë. Shqiptarët anembanë botës ku jetojnë, sot i kanë sytë në stadiumin “Air Albania” për të mbështetur Kombëtaren tonë në ndeshjen ndaj Çekisë. Duke e konsideruar si një finale të vërtet dhe për t’i dhënë suportin djemëve, dy shqiptarët patriot dhe histori suksesi në SHBA kanë fluturuar nga Teksasi për të mbërritur në Tiranë dhe ndjekur në tribunë supersfidën e sotme. Ata janë Gaspër Lekgega dhe Ilir Gjoka, dy djem patriotë, zemra e tyre rreh shqip, janë krenari shqiptare atje ku jetojnë dhe banojnë dhe e tregojnë çdo ditë dhe në raport me komunitetet në të cilat bashkëjetojnë. Si Iliri, ashtu dhe Gaspri janë dy zotërinj të vërtet të cilët veç të qenit punëtor kontribuojnë dhe ndaj bashkëkombësve duke i punësuar pranë bisnezit të tyre, pra duke iu dhënë dorën e parë sapo mbërrijnë në token e e bekuar amerikane. Sot ata janë në Tiranë dhe do të shijnë ndeshjen duke I uruar Shqipërisë fitore dhe rrugë të sigurt drejt “Euro 2024”. në Gjermani.
Zemra iu rreh shqip/Gasper Lekgega dhe Ilir Gjoka fluturojnë nga Teksasi për të mbështetur sot Shqipërinë ndaj Çekisë
RELATED ARTICLES