BallinaOP EDPupacët e Berishës dhe xhepistat e Ramës janë bashkë kundër SPAK

Pupacët e Berishës dhe xhepistat e Ramës janë bashkë kundër SPAK

spot_img
spot_img

Nga Gentian Gaba
Pupacët që ngjiren korridoreve të kuvendit dhe xhepistat e qeverisë më të korruptuar në Europë, paskan nisur shfaqjen e radhës të teatrit të absurdit. Sigurisht nuk e kanë me njëri-tjetrin, por me SPAK.

Me zemër, edhe Rama do të donte të ishte pjesë e lojërave të luftës në korridoret e kuvendit. Kryeministri, që hiqet si “dashnor” i madh i drejtësisë, e pengoi SPAK përmes krjimit të OFL-së në 2020-ën, një hile e posaçme për ta çuar në kolaps veprimtarinë e prokurorisë me mbingarkesë dosjesh, në mënyrë të tillë që të mos kishte arrestime të të korruptuarve me të cilët qeversië përpara zgjedhjeve të 2021-shit.

Rama do ishte me zemër aty sepse në janar të këtij viti e humbi edhe shansin për të ndërhyrë në punët e SPAK, kur SHBA-të e hodhën tuç përpjekjen e tij për të sabotuar zgjedhjen e Dumanit në krye të prokurorisë speciale. Gurët e dominosë kanë nisur të bien, njëri prej tyre do jetë ai i Ramës, fatura e të cilit është më e rënda.

Fatkeqësisht kjo nuk po ndodhë përmes fuqisë së qytetarëve, të cilëve u është hequr çdo mjet kontrolli mbi politikën, por përmes drejtësisë, që falë investimit të partnerëve, ka nisur të sillet si pushteti i tretë që Shqipëria meriton.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular