BallinaAktualitetMarrëveshja me Italinë për emigrantët/Kushtetuesja shqyrton me dyer të mbyllura kërkesën e...

Marrëveshja me Italinë për emigrantët/Kushtetuesja shqyrton me dyer të mbyllura kërkesën e deputetëve

spot_img
spot_img

Mbahet sot në Gjykatën Kushtetuese seanca për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Ditën e sotme, ashtu siç edhe ishte parashikuar, po shqyrtohet kërkesa e depozituar nga grupi i Gazment Bardhit dhe i Berishës.

Ishin pikërisht 30 deputetë nga opozita ata që kërkuan që marrëveshja në fjalë, që i hapte rrugë ngritjes së dy kampeve në Shëngjin dhe në Gjadër, që të shpallet e pavlefshme.

Deputetët kërkuan që seanca në Gjykatë të ishte e hapur për publikun, por ajo po bëhet me dyer të mbyllura për mediat.

Në një lidhje live për News24, gazetari Osman Stafa deklaroi se Kushtetuesja ende po shqyrton këtë marrëveshje, ndërsa asnjë nga palët nuk është e pranishme në seancë.

“Gjyqtarët kanë vendosur që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura. Më datë 6 dhjetorë 30 deputetë të PD-së kërkuan shfuqizimin e vendimit duke pretenduar se po shkelet Kushtetuta. Shtylla e dytë e argumentit është se marrëveshja shkel të drejtat themelore të njeriut.
Ka pasur dy kërkesa nga kreu i grupit të PD-së që seanca të ishte publike për mediat, por u rrëzua nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Sipas grupit të PD-së Kushtetuesja nuk dha asnjë arsye pse seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura, ku shprehen se ka mungesë transparencë.
Nga në janë është marrëveshja e firmosur mes dy shteteve dhe nga ana tjetër është kërkesa e grupit të PD-së”, raportoi gazetari Osman Stafa.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular