BallinaAktualitetKryebashkiaku i Mallakastrës: Nuk e lëshoj zyrën pa u bërë zgjedhje të...

Kryebashkiaku i Mallakastrës: Nuk e lëshoj zyrën pa u bërë zgjedhje të ndershme

spot_img
spot_img

Agron Kapllanaj: Nuk ishte tema e takimit me Bashën  të lirojmë zyrat apo jo. Hap pas hapi po bëjmë denoncimet tona dhe provat që kemi grumbulluar nga votimet farsë. Ne do ta lirojmë zyrën kur të vijë pasardhësi jonë i zgjedhur sipas ligjit dhe i konfirmuar nga të gjitha institucionet. Pra kur të ketë zgjedhje dhe jo votime.

Këto janë votime që nuk njihen, nul dhe votime pa një dekret të Presidentit. Ky është vendim i bërë i ditur nga gjithë opozita. Këto janë zgjedhje farsë, nul, nuk do të njihen. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në detyrën tonë përsa kohë të bëhen një palë zgjedhje të rregullta dhe aty nëse do të vijë dhe të fitojë përballë çdo kandidati të PD një kandidat tjetër i cili do të marrë shumicën dërmuese të votave ne do ta mirëpresiom dhe do ti dorëzojmë shiritin sipas rregullave dhe sipas ligjit.

Nuk mbajmë me dhunë asnjë zyrë por do tu shërbejmë qytetarëve sakohë nuk ka pasur zgjedhje në asnjë zonë.Për ankimimin janë duke u marrë personat që janë caktuar.

Këto janë votime për PS, kandidati i PS në Mallakastër ka marrë 13% të votave, 13% janë anëtarë të PS në Mallkastër, praktikisht është kryetari i militantëve të PS-së në atë zonë. Në 2017 në Mallakastër kanë marrë pjesë 55% e zgjedhësve. A mund të përfaqësojë mallakastriotët një kryetar me 5690 vota? E pamundur.

Edhe sikur procesi të ishte i rregullt, nuk ka të drejtën morale të shkojë në zyrë. Kur të bëhen zgjedhjet me 13 tetor, kush të fitojë do ti shtrëngojë dorën, do ti uroj punë të mbarë nëse do të dalë fitues. Por jam i bindur se do të dalë humbës me dyfishin e votave që ka marrë sot.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular