Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, u shpreh i sigurtë në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se Edi Rama nuk do të jetë kryeministër në pranverën e vitit 2025 kur pritet të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai tha se nëse nuk rrëzohet Rama do të ketë destabilitet.
Pjesë nga biseda
Flamur Noka: Unë nuk jam në kushtet e një demokracie. Unë kam luftuar dy vite për të mos u zhdukur. Do të vazhdoj betejën me regjimin, do të na shohësh çdo ditë në terren për të ringritur dhe fuqizuar PD-në. Dhe unë që të hyj në lojë, që thotë Edi Rama: më nxirrni një kundërshtar. Kundërshtarin e ka dhe quhet Sali Berisha dhe ne të tjerët që jemi pas tij. Është një protestë e madhe, aksioni i madh do të vazhdojë. Ylli, të jesh i sigurtë që një gjë do ta arrijmë, që në zgjedhje me Edi Ramën nuk do të shkohet. Këtë regjistroje.
Ylli Rakipi: A po ju e paskeni rrëzuar Edi Ramën!
Flamur Noka: Regjistroje.
Ylli Rakipi: Regjistrojeni ju lutem që në pranverën e vitit 2025, kur të caktojë zoti Bajram zgjedhjet, Edi Rama nuk do të jetë, thua ti. Po ju e paskeni rrëzuar pra…
Flamur Noka: Tani nuk e kemi rrëzuar, por do ta rrëzojmë. Do ta rrëzojmë po të them.
Do të bëjmë gjithçka, ose rrëzohet Edi Rama, ose Shqipëria në destabilitet. Opozita drejt kësaj do të shkojë. Mosbindja civile është destabilizim dhe ne drejt kësaj do të shkojmë. Sepse, sa të jetë Edi Rama, nuk ka votë në Shqipëri dhe besoj ne të gjithë këtu biem dakord. Prandaj unë nuk po flas sot për zgjedhjet. Ne do të shkojmë në zgjedhje se nuk ka bojkot, por nuk flitet për zgjedhje sot,. Sot flitet: çohuni në këmbë, ngrihuni të gjithë dhe ta rrëzojmë. Kjo është motoja.